Kandidati Luçiano Boçi ka ushtruar presion ndaj votuesve dhe komisionerëve në qendrat e votimit në Elbasan.

Ai ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personash të paautorizuar, mes të cilëve edhe me precedent penal.

Në këto qendra ai ka intimiduar drejtpërdrejt operatorët përgjegjës të pajisjeve të votimit elektronik, komisionerët ashtu sikurse zgjedhësit që kanë qenë duke pritur në rradhë për të votuar.

Tek shkolla “Dhaskal Todri” është kërkuar edhe ndihma e policisë, sepse sipas anëtarëve të komisionit Flamur Noka ka hyrë në qendrën e votimit.