Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanxhak, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur tritol në banesën e Skënder Likës.

Bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes,  po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.