Koordinatori i ndihmës së parë Saidi Bushaj, foli për rastin kur një person është pa ndjenja dhe i ikën gjuha poshtë.

Në një intervistë televizive Bushaj i tha se mënyra e duhur për t’i rikthyer gjuhën është shumë e thjeshtë ndërsa shtoi se shqiptarët përdorin metodë të gabuar pasi ia nxjerrin me pinca ndërsa përdorin dhe metoda tjera për t’i hapur gojën.

“Shqiptarët i nxjerrin gjuhën me pinca dhe për t’i hapur nofullën në lloj lloj formash, por në fakt është një lëvizje shumë e lehtë. Është thjesht një ngritje koke. Nuk ka nevojë për asgjë. Nëse nuk ndodh menjëherë e kthen anash dhe sërish i ngre kokën.”- tha ai.