Vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në Dukagjin tronditi opinionin publik.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Ardi Hoti deklaroi se zona ku ka ndodhur krimi, është një nga më të nxehtat në vend, ku veprojnë disa nga grupet kriminale më të rrezikshme. Ai shtoi se duhet një kujdes i madh, pasi përveç terenit të vështirë, personat të cilët po kërkohen janë të rrezikshëm.
“Është një nga zonat më të vështira, ku vepron krimi i organizuar. Ka banda të rrezikshme. Në kontrollonim me policinë dhe RENEA-n dhe bandat na ndiqnin. Aty nuk kapin as valët e telefonit. Policia për krimin është lajmëruarn ga baniorët, disa orë më pas kur i kanë gjetur. Autorët kanë pasur gjithë mudnësinë për t’u larguar, qoftë më këmbë, qoftë me makinë, madje edhe të kalonte kufirin. Është e vështirë të dëgjohen dhe të shtënat, nuk a shumë njerëz. Mund të ecësh 3-4 orë më këmbë dhe nuk sheh njeri.
Një grup i RENEA-s ndodhen tnai në Shkodër. Kanë kontrollaur në disa pika ku ka patur dyshime. Personat që ndiqen janë me rrezikshëmri të lartë. Përveç terenit malor dhe të vështirë, kemi të bëjmë më grupet më të nxheta në vend. Është zona ku mbillet më shumë kanabis.”- tha ai.