Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ai ka hedhur dyshime për faktin se me kë po fliste në telefon Nikulaj në momentin kur vrasësi hyn dhe i drejton armën. Ai shtoi se autori e ka ndjekur prej kohësh biznesmenin dhe e dinte kur ai do mbetej vetëm në tavolinë.

“Duket pak e çuditshme se si nuk ka reaguar. Para se të hyjë autori, ai është duke folur në telefon. Presupozohej të ishte zonë e sigurtë ai lokal. Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar. Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë.”- tha Hoxha.