Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën pak më parë në Kuvendi ne Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij, teksa shprehet se reagimi i opozitës së Kosovës i bën dëm imazhit të vendit, e po ashtu njollos deputetët. Ai e cilëson sjellje të turpshme, e po ashtu i këkron opozitës që të distancohet.

Postimi i plotë i Ramës:

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!