
Më shumë se gjysma e Tiranës mendon se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur.
Sipas gjetjeve të sondazhit përfundimtar të gjigandit IPSOS, nga të dhënat rezulton se 54% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur vetëm 36% mendonin se po shkonin në drejtimin e duhur.
Sondazhi për Tiranën është bërë nga data 15 deri ne 19 prill me 1029 të anketuar mbi 18 vjeç.
Për muajin prill, rezulton se 35% janë me mendimin se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar dhe vihet re rënia e shifrave me muajin mars pasi ishin 51% që kishin këtë mendim.
Ky është sondazhi më i rëndësishëm dhe përfundimtar që i jep përgjigje pyetjes se për cilën parti do të votojnë Shqiptarët në 25 prill.
Sondazhi publikohet sonte për të respektuar detyrimin ligjor që sipas Nenit 78, pika 3 e Kodit Zgjedhor sanksionon se: “rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit”./Gazeta SHQIP


