Vazhdojnë tensionet në seancën parlamentare në Kuvend, mes opozitës dhe deputetëve të Partisë Socialiste.
Deputetët e opozitës nuk kanë lënë të flasë kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, i cili do prezantonte raportin për vitin 2022.
Opozita vazhdon të kërkojë që të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke e bërë pjesë të rendit të ditës në Kuvend, edhe pse socialistët e kanë refuzuar disa herë.
Në një moment ëshët dashur dhe ndërhyrja e Gardës, e cila ka rrethuar Celibashin, pasi deputetët e opozitës shkuan drejt tij, për ta larguar nga foltorja.