Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Elbasan, i mbytur në një përrua.
Mësohet se trupi është gjetur në fshatin Pashtresh, ndërsa sipas policisë, i përket një 59-vjeçari me inicialet L.B. Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.