Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz, teksa një person është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Në njoftimin paraprak, policia bën me dije se rreth orës 14:30, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet L. Z., 39-vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.