Një sasi tritoli e vendosur në një banesë që i përkiste babit të Elis dhe  Leonard Dukës, ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.  Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Gazetari Eduard Halili, tha për “Shqipëria Live”, se ekzistojnë dy pista në lidhje me këtë shpërthim, ku njëra prej tyre lidhet me përballjen mes klanit “Duka” dhe grupit të Ervis Martinajt.

“Ka qenë ora rreth 3 e mëngjesit, kur ka ndodhur shpërthimi me tritol. Banesa në fjalë është e babit të Elis Dukës dhe  Leonard Dukës, që akzohen nga drejtësia për vrasjen e Santiago Malkos dhe mbahen si krerët e grupit “Duka”.

Ka dy pista, njëra: një mesazh për kreun e gruit të Dukës, Leonard Duka. Ata kanë pasur informacion që në banesë nuk ka pasur njerëz në banesë.

Pista tjetër është që mund ta kenë inskenuar vetë të klanit Duka, për të penguar ekstradimin e tij nga Belgjika.

Grupi i Leonard Dukës, duhet të theksjmë se janë kundërshtarë të grupit të Ervis Martinajt. Ka një pasur një histori mes këtyre grupeve, ku babai i Leonard Dukës është marrë peng nga grupi i Ervis Martinjat.”, tha Eduard Halili.