Një vrasje tronditi kryeqytetin pasditen e djeshme, teksa viktimë mbeti një biznesmen me të shkuar të errët.

49-vjeçari Edmond Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën teksa ishte duke u transportuar për tek Trauma.

Mësohet se viktima vëzhgohej prej kohësh nga autori, ndërsa qëndronte në banesën e vëllait dhe në momentin kur ai është ulur në lokalin e këtij të fundit, autorët i kanë zënë pritë duke e qëlluar me 9 plumba.

Shkak për ngjarjen duket se është e shkuara e errët e Papës. Dyshohet që 49-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin, edhe pse zona ishte e monitoruar me kamera.