Pamje të reja kanë dalë nga sherri i dhunshëm i ndodhur pak më parë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e opozitës sulmuan kryeministrin Albin Kurti, fillimisht duke e spërkatur me ujë, e më pas tentuan ta godasin me grusht. Megjithatë, mes atyre që kanë marrë një goditje ishte ministri i financave Hekuran Murati. Ai është goditur dy herë nga deputetët në fytyrë, dhe nga kjo i kanë rënë syzet në tokë.

Nga pamjet ai shihet se si mes sherrit, përpiqet të gjejë syzet e tij në tokë.