Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e parive në fletët e votimit në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
I pari në fletët e votimit në të 61 bashkitë e vendit do të jetë Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i krijuar mes Partisë së Lirisë dhe grupimit të “Rithemelimit”, i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
E dyta në listë është Partia Socialiste dhe e treta Partia Agrare Ambientaliste.