Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë ditën e sotme plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament, si pasojë e kandidimeve për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Megjithatë, KQZ është gjendur para në rasti të paprecedent, pasi dy kandidatë nuk kanë pranuar mandati ne deputetit.

Bëhet fjalë për deputetin esocialist Ilir Beqja, i cili ishte i pari në listë për të zëvendësuar Benet Becin nga lista e PS-së në Shkodër. Megjithatë, Beqja nuk ka pranuar, duke ia lënë vendin Frrok Gjinit.

E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.