Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një fotomontazhi, ka vendosur socialistët që sot qëndrojnë pas hekurave mes 12 yjeve të BE-së, që Partia Socialiste po e përdor si slogan të kësaj fushate elektorale.
Kështu, Berisha ka vendosur fotot e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Po ashtu, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në mes, Berisha ka vendosur foton e një miu, duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Edi Rama.



