Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën në segmentin Qafë e Buallit-Vajkal në vendin e quajtur mbikalimi që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, ku një drejtuesi i makinës tip Tuaran ka humbur kontrollin duke u përplasur në kolonën e urës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët kanë bërë te mundur dërgimin e të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës i cili po merr mjekim. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidenti dyshohet shpejtësia, por jo vetëm, pasi një pistë tjetër është edhe ngricat në rrugë.



