Një aksident i rëndë ka ndodhur sot ë kryeqytet, me pasojë humbjen e jetës së një personi.

Ngjarja është shënuar në orët e pasdites në zonën e Yrshekut, ku një motor është përplasur me një makinë.  Burime policore bënë me dije se nga përplasja, ka humbur jetën në vendngjarja drejtuesi i motorit.

Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar shoferin tjetër dhe nisur hetimet për dinamikën dhe shkaqet. Paraprakisht dyshohet për pakujdesi nga një prej drejtuesve të mjeteve dhe shpejtësi tej normave.