Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Liboniktë Maliqit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se viktima, rreth 60 vjeç, jetonte prej afro një muaji me vëllain e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë vendit për të qëndruar për një periudhë të shkurtër.
Ka qenë pikërisht vëllai i tij që e ka konstatuar pa shenja jete në orët e mëngjesit. Më pas ai i ka kërkuar ndihmë një komshiu për të njoftuar ambulancën dhe policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


