Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Memaliaj, në aksion Tepelenë-Krahës ku 2 automjete u përplasën “kokë më kokë”. Mësohet se 2 prej 8 të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po mendohet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.