Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 22-vjeçar është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet, ku i riu është rrëzuar aksidentalisht nga pallati. Ai është dërguar me urgjencë drejt siptalit, teksa ende nuk dihet gjendja e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.