Një rast i rëndë dhune në familje është zbuluar në Tiranë, ku vjehrri dhe vjehrra kanë dhunuar bashkëshorten e djalit të tyre.

Ata janë arrestuar, së bashku me djalin, pasi dhe ai ka dhunuar gran e tij me sende të forta. Të tre kanë përfunduar në pranga nën akuzë për “dhunë në familje”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:  M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Vjehrri dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, dhe me pas edhe djali tyre e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë.