Partia Socialiste kryeson deri më tani dhe në bashkinë Sarandë, teksa janë numëruar 35 kuti, nga 52 që kjo bashki ka.
Kandidati Oltion Çaçi po dominon ndjeshëm garën, ku deri më tani udhëheq me 51.93%, konkretisht me 5401 vota në total.
Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Ardit Çikulli ka marrë 33.92% të votave, 3528 vota në total. Pas tij në garë renditet kandidati i pavarur Gjergj Mërkuri me 9.78%, konkretisht 1017 vota.
Partia Demokratike zyrtare shënon një tjetër humbje, teksa kandidati i Enkelejd Alibeajt, Skënder Muço ka marrë vetëm 4.37% të votave, pra 454 të tilla.