Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje. Dyshohet se arma u ka plasur në dorë.
Korrespondentja e “Top Channel”, Entjola Budo raporton se si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat, që janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç. Sipas të dhënave të para, Salaj ka pësuar dëmtime më të mëdha trupore. Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.



