Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin turistik të Borshit.
Mësohet se është identifikuar dhe shoqëruar në polici Hekuran Çelaj, i dyshuari si autori i plagosjes me armë zjarri. Ndërkohë, i plagosuri është Erald Shullazi.
Plagosja ndodhi në ambientet e një lokali, ku dy të rinjtë ishin duke konsumuar alkool. Nën efektin e alkoolit ata kanë nisur të konfliktohen dhe në këtë moment, Çelaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Shullazin.



