Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku një person u plagos me armë zjarri.
Mësohet se autori i dyshuar është identifikuar si Altin Lekegegaj, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Dyshohet se Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi.
Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Liridon Rata, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



