Detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Shkodër, ku një person është paraqitur në spital i plagosur me plumb.

Mësohet se i plagosuri është 47-vjeçari Fatmir Odri, i cili është qëlluar me armë në shpatull. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa sipas dyshimeve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një konfliki të çastit, në një lokal pranë zonës së ish-Sanatoriumit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së Fatmir Odrit.