Një tjetër person ka humbur jetën pasditen e sotme, teksa një 52-vjeçar në Tepelenë është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat, ku 52-vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë vetë-vrarë me automatik. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se një 39-vjeçar i gjet i vdekur pak orë më parë brenda banesës së tij në Fushë-Arrëz.