Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, prej orës 09:00 është në GJKKO në lidhje me çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku nëpërmjet avokatëve mbrojtjës po lexon konkluzionet përfundimtare.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor do dënohet 6.8 vite.

Ish minsitri i mjedisit është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim dhe pas leximit të konkluzioneve të avokatit mbrojtës pritet të pytet edhe ai.

Nga një foto e publikuar, Koka duket i buzëqeshur, por dhe me ndryshime në look. Ai shfaqet me mjekërr.