Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë u godit me mbi 30, plumba duke lënë të vrarë dy persona.

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët bu qëlluan teksa ishin në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, automjeti ka marrë disa plumba.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për të zbarhdur rrethanat dhe identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Top Channel