Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur si kryqëzimi i pushimit të shoferit.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes.

Gjithashtu mësohet se, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip mini furgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.