Ky është momenti kur Dan Hutra, vrasësi serial që terrorizoi Tiranën është arrestuar nga policia.
Ai është shfaqur me një sy të nxirë dhe i gjakosur, teksa nuk dihet nëse është dhunuar nga efektivët gjatë përpjekjes për ta kapur, apo është përfshirë në ndonjë sherr tjetër.
Hutra është autori i vrasjes së 3 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Ai plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh.
Nga aty ai shkoi në Paskuqan, ku kreu masakër në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij. duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.
Dora e krimit ndaj ish-partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.