Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku kanë zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi të organizuar kriminal.

Terksa më herët u raportua se janë lëshuar 50 urdhër-arreste, mësohet se këta persona nuk kanë të bëjnë vetëm me trasfikun e drogës.

Mësohet se mes të kërkuarve, është dhe emri i Talo Çelës, vrasësi i shpallur në kërkim, i cili prej kohësh arrestiest nga policia. Nuk dihet nëse uniformat blu kanë pasur të dhëna për lëvizje nga ana e Çelës, i cili dyshohet se fshihet në Elbasan.