Tashmë na ndajnë zyrtarisht vetëm disa javë nga stina e dimrit, teksa janë regjistruar dhe reshjet e para të borës në vend.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, bora ep arë ka rënë në Qafë Thore, Theth, ku temperatura shënon 4 °C. Sipas njoftimi të ARRSH, qarkullimi kryhet pa probleme.

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme moti, teksa reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në qarkullim por dhe përmbytje në disa zona, ku më problematikë shfaqen qarqet Lezhe dhe Shkodër.

Njoftimi i ARRSH:

Këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C. Qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gatishmëri për çdo situatë