Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga dëshmitarë të tretë, por për gazetarin e njohur Artan Hoxha, ai është personi që ka marrë dijeni për ngjarjen nga persona që kanë qenë në vendngjarje. Zenel Neza është personi që u plagos dhe menjëherë pas rrëfimit që i bëri Berishës është larguar


“Berisha deklaroi disa ditë më parë se sigurisht që ne apo unë i kisha provat, nga të tretët, nuk i kisha direkte, e mbi këto deklarime,që Berisha i bëri më 12 korrik te një ambasador në një hotel. Mbi ato është bërë edhe hetimi special. Këto u certifikuan dhe çështja shkoi deri në Strasburg, por Berisha nuk provon motivimin, Pse i pranon që autorët janë ata dhe motivi është ky tjetri, pra sipas tij, i ka vrarë shteti. Nëse është një çështje shtetërore, pra motivi është politik. Nëse vrasja është shtetërore atëherë motivi politik, nëse nuk është për hakmarrje”, tha Hoxha në Top Talk.


Gazetari shton se Berisha i ka marrë dëshminë direkte Zenel Nezës. Por si shpjegohet që ky njeri nuk flet? “Ky është një detaj që duhet që çështja duhet rihapur. Ai i njeh Halkjat dhe ndryshe nga palët është intelektual dhe nuk është si ato huliganët. Mbeti i plagosur edhe nuk u vra nga Fatmiri, mund ta vriste, por nuk e vrau e plagosur, mbase se e njihte. Ai dëshmitar okular, por Berisha e mohon, po në pamjet që unë e kam nxjerr në vitin 2011, e kam nxjerrë për si provë”, theksoi Hoxha.


Më tej ai shtoi se “çfarë është kjo kasetë dhe çfarë ka thënë Zenel Neza? Pra Berisha ka folur direkt me dëshmitarin, është më kasetofon në dorë, e pas këtij momenti dëshmitari zhduket e ikën jashtë shteti. Pra Berisha nuk i ka nëpërmjet dëshmitarit të tretë dhe i ka aty”. Për Hoxhën dëshmia e Nezës mund të zbardhë në detaje ngjarjen.