Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në periferi të Tiranës, ku ka humbur jetën një 13-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Babrru, ku i mituri është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.