Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga burgu për aferën e inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.