Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën e parashikuar për t’u mbajtur ditën e sotme, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.
Shkak për këtë vendim është bërë kërkesa e avokatit të njërës prej të akuzuarave, Jonida Zeqos, i cili ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit.
Po ashtu në seancën e sotme kanë munguar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë socialiste, Alqi Bllako.