Ka nisur protesta e paralajmëruar e Opozitës ditën e sotme, para godinës së Kryeministrisë.
Qytetarë dhe përfaqësues të partive opozitare janë nisur nga selia e Partisë Demokratike, duke u drejtuar për në bulevardin “Dëshmorët e Kombi”.
Ndërkohë, para godinës së Kryeministrisë, forcat e rendit kanë krijuar korridorin e sigurisë.
Pas pak pritet që qytetarëve tu bashkohen dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët do të mbajnë fjalime. Protesta zhvillohet me sloganin “Mjaft është Mjaft”.