Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes se çfarë ndodhi dje në Hamallaj.

Ai fajëson familjen Kaçi si “mollë sherri”, ku sipas tij, gjithçka ka nisur nga ta dhe gjërat më tej janë agravuar. Ndër të tjera Nikolla thotë se ka qëlluar me armë në ajër, që të përfundonte konflikti.

Ai thotë se babai i familjes Kaçi ka shkuar dhe i ka ofenduar.

Ngjarja e rëndë ndodhoi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.