Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Pasi doli nga SPAK Berisha lexoi para gazetarëve mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme.
“Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë: ‘Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha’”-, tha Berisha.
Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.



