Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Shqipëria LIVE” në Top Channel, për të folur për çështjen “Ervis Martinaj” tha se nuk nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë gjallë.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që ai është gjallë. Pse kjo çështje nuk i ka kaluar SPAK, por merret vetëm me dshminë e Dumanit që është paguar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.
Këto më duken operacione të dështuara, më kujtojnë ato të Niklës, apo dhe Talo Çelës. Nëse do flisnim për një të vdekur, gjëja e fundit ku do kërkonin, do ishte shtëpia e tij. Por me rastin e festave, policia bën kontrolle të tilla, me idenë se kthehen pranë familjes duke kujtuar se policia ul vigjilencën në këto ditë festash. Se ka pasur raste të ngjashme,” tha gazetari.