Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë Memaliaj, ku Partia Socialiste është shpallur fituese.

Të majtët kanë marrë 3003 vota ose 63.66%, teksa Partia Demokratike renditet e dyta me 1444 vota, ose 30.61%.

Si forcë e tretë renditet koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, me 79 vota ose 1.67%. Ndërkohë, Partia Mundësia ka marrë 47 vota.  Edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka arritur të marrë 54 vota, ose 1.14%.