Pasi forcat e Policisë së Shteti janë larguar nga ambientet e kampit të muxhahedinëve, banorët janë duke protestuar.
Për mediat një nga banorët është shprehur se pas kësaj ngjarje të rëndë, iranianët që prej vitesh jetojnë në Shqipëri, do ta dërgojnë këtë çështje në gjykatë.
Banorët gjithashtu pretendojnë se Policia e Shtetit është futur me dhunë dhe ka përdorur shkopa gome dhe gaz lotsjellës tek banorët, teksa ka patur 1 vdekje dhe dhjetëra të plagosur.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme në reagimin e saj ka treguar se nuk ka patur humbje jete brenda kampit.