Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur ditën sotme ne Fier.
Mësohet se Dashamir Muçaj, bashkëshorti i një parukiereje, ka qenë pranë biznesit të bashkëshortes kur në një moment ka nisur debatin me autorin. Për arsye që ende nuk dihet ka nisur një sherr me Altin Nikën, i cili ka nxjerrë armën e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Dashamir Muçaj është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë, teksa Altin Nika është shpallur në kërkim nga policia.