Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës së djeshme të opozitës, deputeti demokrat Klevis Balliu tha se “dhuna ishte një nga aktet më kriminale”. Ai tha se deputetët dhe protestuesit u goditën me shkopa gome dhe spraj që përdoret kundër arinjve. Po ashtu, Balliu tha se efektivëve duhet t’u bëhet testi i drogës.

“Të bëhet testi i drogës për policët që marrin pjesë në këto tubime. Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe deputetëve që janë goditur me shkopa gome. Jemi goditur me spraj që përdoret për arinjtë, e kanë kombinuar edhe me lëndë të tjera, siç është gazi lotsjellës. Operacione të helmit të politikës së Partisë Socialiste. Ajo ndërhyrje do marrë përgjigjen që meriton. Do kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar mbrëmë.”– tha Balliu.