Dhjetë shqiptarë janë arrestuar nga Policia spanjolle, pasi akuzohen për mbjelljen e të paktën nëntë plantacioneve me kanabis. Rreth 44,382 bimë me lartësi të ndryshme janë zbuluar dhe asgjësuar në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.
Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, ka pasur ndërhyrjen e 82 rojeve civile, duke çmontuar 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t’u arritur.
“Si rezultat i hetimeve të kryera në fazën e parë të operacionit – sqarojnë ata – u arrit të verifikohej ekzistenca e disa plantacioneve të marijuanës në vende të largëta dhe pothuajse të paarritshme të rajoneve Sobrarbe dhe Ribagorza, duke vëzhguar në të gjitha një model identik ‘modus operandi’”.
Plantacionet, shtojnë ata në termat e ‘modus operandi’, ruheshin nga 2 ose 3 individë që ishin fshehur në pyll në kampe të kamufluara në mënyrë perfekte, duke iu përkushtuar kultivimit dhe kujdesit të makro plantacioneve përmes sistemeve të gjera dhe komplekse të ujitjes.
“Gjatë gjithë kohës kujdestarët ruanin një nivel maksimal të gatishmërisë, duke pasur gjithmonë disa rrugë shpëtimi, në rast se zbuloheshin ata do të largoheshin nga vendi duke u larguar nga plantacioni, gjë që vështirësonte mbikëqyrjen nga agjentët, të cilët duhej të merrnin masa ekstreme për t’u zbuluar”, thuhet në deklaratë.