Ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të arrestohet nga SPAk, pas kërkesës së kësaj Prokurorie drejtuar Kuvendit, për heqjen e mandatit të tij si deputet.

Megjithatë, që prej këtij momenti, Ahmetaj nuk është parë më në vendin tonë dhe nuk ka bërë asnjë reagim publik. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve, u shfaqën vetëm avokatët e ish-ministrit, të cilët thanë se ai ndodhet jashtë vendit për arsye fëmiljare, por nuk treguan vendin në të cilin kishte shkuar

SPAK pretendohet se ka kërkuar që të mbahet nën monitorim që nga e premtja, por Policia, duke qenë se s’ka asnjë urdhër për ndalimin e tij, ka bërë me dije se nuk kishte kompetencë që ta bllokonte për të lëvizur.

Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se policia ka pasur informacion se Ahmetaj do të udhëtonte në drejtim të Italisë. Por ai është shfaqur në Kakavijë ku u tha se ishte nisur në drejtim të Athinës.

Dalja e Arben Ahmetaj nga territori shqiptar, përmes pikës kufitare Kakavijë, ka vënë në pikëpyetje Policinë e Shtetit.

Ahmetaj po ashtu rezulton të ketë prerë “online” një biletë udhëtimi me avion nga Rinasi në drejtim të Italisë. Por duket se një veprim i tillë është përdorur si truk për të hequr vëmendjen, pasi kjo biletë nuk është përdorur nga Ahmetaj.