Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat në Kosovë, pas vizitës së tij zyrtare ditën e sotme.
Ai ka komentuar refuzimin e Albin Kurtit për ta takuar, teksa ka thënë se i është lutur, por nuk mund ta interpretojë përgjigjen e tij.
“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë, i jam lutur.”, u shpreh Rama.
Gjithashtu Rama tha se nuk ka shkuar në Kosovë të bëjë takim me ndonjë interes të posaçëm politik. Ai shtoi se ndodhet në Kosovë për Procesin e Berlinit, ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë.