Dollari amerikan është blerë këtë të hënë, 28 Nëntor, me 112 lekë dhe është shitur me 113 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një ngritje të lehtë me ditët që lamë pas.

Sakaq monedha evropiane Euro nuk ka pësuar ndryshim, ku blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë.

Rritje ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 134.4 lekë dhe shitet me 135.7 lekë.

Ndërsa franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, teksa blihet me 117.9 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.